Aksident në Rinas, përplasen 3 makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit.
Nga vendgjarja mësohet se tre makina, një makinë tip Golf dhe 2 makina të tipit Benz janë përplasur me njëra tjetrën. Ende nuk behet e ditur nëse ka të lënduar në njerëz apo vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka bërë që në një pjesë të rrugës të bllokohet qarkullimi.
Dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit Benz i cili ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje.