Ajo që nuk u pa gjatë kartonit të kuq të Ronaldos: “Nuk bëra asgjë, nuk simulova” (video)

Ronaldo është dënuar me pesë ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në “El Clasico” e që më pas shtyu edhe gjyqtarin.

“El Clasico” e parë për këtë sezon pati pothuajse gjithçka: spektakël, gola, kartonë të shumtë, karton të kuq, polemika dhe gjithçka tjetër për vetëm 90 minuta.

Reali fitoi 3:1 ndaj Barcelonës, po kjo fitore ishte e hidhur pasi Cristiano u ndëshkua me të kuq dhe në një moment humbi nervat duke shtyrë edhe gjyqtarin, për çka tani është dënuar me pesë ndeshje mos lojë.

“Mua”, i tha Cristiano gjyqtarit kur pa që po e ndëshkon me të dytin të verdhë. “Por ishte penalti”, vijoi portugezi.

“Unë nuk bëra asgjë, nuk simulova”, iu drejtua Ronaldo gjyqtarit të katërt kur po largohej nga fusha.

Portugezi u ndëshkua me të dytin të verdhë  për simulim, por janë të shumta mediat botërore që raportojnë se CR7 nuk simuloi.

Ronaldo është dënuar me pesë ndeshje mos lojë dhe mbetet të shihet nëse do të zbutet dënimi pas apelimit të realit, pasi AS dhe Marca raportojnë se “Los Blancos” do ta bëjnë një gjë të tillë.