Afërdita Dreshaj dhe i fejuari realizojnë një set të veçantë fotografik para dasmës

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj këtë muaj kurorëzon dashurinë e saj me martesë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Ata do të organizojnë një dasmë madhështore në ShBA, ndërsa vetëm pak ditë i ndajnë nga dita e tyre e madhe.

Në rrjetet sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi nga fotosesioni i tyre para dasmës, ku shfaqen mjaft elegantë teksa pozojnë afër një pishine.

Afërdita dhe Jakubi nuk hezitojnë që të shkëmbejnë edhe puthje para aparatit fotografik.