Adriano Celentano me një novelë grafike të animuar

Është i njohur për karrierën e gjatë në skenë si këngëtar dhe aktor, tani Adriano Celentano do të shihet edhe si autor. Në pranverën e vitit 2019, në “Canale 5”, në “Mediaset”, në Itali, pritet të transmetohet “Adrian”, novela grafike e animuar.
“Gjërat në botë nuk zgjidhen me dhunë”, – reciton vetë Celentano në spotin publicitar që u transmetua në kanalin televiziv ku dhe do të jepet pas rreth një viti.
“Përderisa më kërkojnë nuk më kanë gjetur ende”, – kështu mbyllet njëri prej tre klipeve promovuese që do të transmetohen në televizion, për këtë program.
https://www.youtube.com/watch?v=QjJsXZGUGYY