‘Avengers: Infinity War’ hyn në histori

‘Avengers: Infinity War’ ka bërë historinë pasi ka arritur 630 milionë dollarë vetëm në fundjavën e hapjes globale të filmit.

Vlerësimi është bërë paraprakisht, pasi filmi nuk është dhënë ende në Kinë.

Nëse konfirmohet, filmi me superhero do të kalojë ‘The Fate of the Furious’ me 542 milionë dollarë në fundjavën e hapjes globale, rekord i vendosur në vitin 2017.

‘Avengers: Infinity War’ gjithashtu do të thyejë rekordin e hapjes në SHBA të të gjitha kohërave me 250 mln dollarë fitime.

Shifrat zyrtare do të dalin të hënën.

Filmi me regjizorë vëllezërit Joe dhe Anthony Russo, ka kushtuar 300 milion dollarë deri në 400 milion dollarë për tu realizuar.