Nuk je akoma gati për vjeshtë nëse nuk ke një palë çizme si këto

Po kërkon për një palë çizme të reja në vjeshtë? Ajo që mund të themi ne (ajo që kanë thënë emrat e markave të njohura të modës) është të kërkosh një palë çizme me ngjyra metalike. Po, edhe për këtë sezon, ngjyrat metalike do të dominojnë.

Në gardërobë mund të kesh shumë modele, por një palë që nuk duhet të mungojnë janë pikërisht çizmet e shkurtra metalike.

Propozimet kanë filluar që nga pasarelat, modelet, blogeret, ikonat e modës. Mjafton të bësh një udhëtim të shkurtër në Instagramin e tyre dhe të kuptosh se një palë çizme të tilla të duhen vërtet këtë sezon.

Dizajni i preferuar? Të gjitha modelet me platformë! Mund t’i veshësh në çdo rast dhe me gjithçka. Nëse mendon se mund të kufizohesh për kombinimet, edhe këtu përgjigjja është shumë e thjeshtë: me çdo lloj look-u! Ditën apo natën, në punë apo party, ato do të japin një stil të veçantë dhe aspak të ngjashëm me çizme të zakonshme vjeshte. Nëse je në zyrë, nëse je në rrugë, nëse je në një takim apo kudo tjetër.

Nga çizmet “legging” me ngjyrat metalike, që tregojnë elegancën e këmbës, tek ato deri në kyçin e këmbës apo super të gjata. Janë zgjedhjet që vishen me çdo lloj veshje, pavarësisht ngjyrave të forta apo neutrale.