50 vjet rok i fortë për “Led Zeppelin”

Më 12 gusht 1968, në Londër, në bodrumin e një dyqani disqesh u mblodhën për herë të parë katërshja e grupit “Led Zeppelin”, këngëtari Robert Plant, bateristi John Bonham (Bonzo) dhe kitaristët James Patrick Page dhe John Paul Jones.

E njihni “Train Kept A-Rollin?”, – tha Page. Versioni që luajtën ishte mahnitës. Në atë moment lindën “Led Zeppelin”, grupi rok që bëri për vete shumë njerëz në vitet ‘70.

Më 7 shtator 1968, John Bonham, John Paul Jones, Jimmy Page e Robert Plant ndanë skenën për herë të parë në Gladsaxe, në Danimarkë, të prezantuar si “The New Yardbirds”. Grupi u bashkua në studio për herë të parë, po në shtatorin e atij viti, për të regjistruar albumin debutues si “Led Zeppelin”.

Karriera e tyre me shumë këngë të suksesshme zgjati deri në vitin 1980. Më pas pati disa ribashkime në vitet 1985, 1988, 1995 dhe 2007.