50 Cent u bë milioner atëherë kur askush se dinte se çfarë ishte Bitcoin

Rreperi me famë botërore 50 Cent me siguri në këtë moment është duke festuar për pasurinë e tij të bitcoin me vlerë 7 milion dollarë. Mesa duket, vite më parë kur kjo monedhë sapo kishte dalë në treg, 50 Cent rrezikoi dhe filloi të pranonte bitcoin si pagesë për albumin e tij “Animal Ambition”.
Në vitin 2014, kur doli albumi, vlera e bitcoinit ishte 662 dollarë. Albumi fitoi 700 bitcoin të cilat në vitin 2014 përktheheshin në 400,000 dollarë, por sot kapin vlerën 7 milionëve.
Lajmin fillimisht e përhapi TMZ, të cilën më pas rreperi e postoi në llogarinë e tij në Instagram. Në komente ai zbulon se e kishte harruar fare këtë fakt dhe që është krenar për veten.