Gjosha nga Brukseli: Angazhim maksimal për reformën në drejtësi

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka zhvilluar një vizitë pune në Bruksel, ku është takuar me zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, kryesisht me ata që mbulojnë ecurinë e 5 prioriteteve kyçe të Shqipërisë në rrugën e saj drejt çeljes së negociatave për anëtarësim, pas marrjes së statusit kandidat gjatë vitit të kaluar. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar mbi punën e bërë nga Shqipëria për 5 prioritetet, ndërsa përfaqësuesit e KE-së kanë vlerësuar zbatimin e masave dhe afateve të lëna në udhërrëfyes, ashtu sikurse edhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit.