Ikonat e modës ndriçojnë “Empire State Building”

Ndërtesae famshme “Empire State Building” Nju Jork u ndriçua me fotografitë më ikonë të modës, mbrëmjen e së mërkurës për të festuar 150-vjetorin e revistës “Harper’s Bazaar”.

Duke filluar në orën 20:30 dhe në mesnatë, në anën veriore të ndërtesës u shfaqën portretet ikonë dhe momentet kulturore nga faqet e revistës.

 

Ndër imazhet që shkëlqyen në Manhattan, ishte ai Rihanna-s, Kylie Jenner, Elizabeth Taylor, etj.

Që nga viti 1976, “Empire State Building” ndryshon tradicionalisht ngjyrën e dritave të kullave për të festuar ose për të përkujtuar raste të ndryshme, që mbahen gjatë vitit.

Në vitin 2012, ata instaluan një sistem të ri ndriçimi kompjuterik LED, i aftë për të shfaqur 16 milionë ngjyra, të cilat mund të ndryshojnë menjëherë.