Rikthehet Champions League, dy supersfida e mbrëmjes Arsenal-Bajern dhe Napoli-Real Madrid

Arsenal-Bajern dhe Napoli-Real Madrid janë dy supersfidatat e mbrëmjes së sotme. Takimet e raundit të dytë për të kaluar në çerekfinalet e Uefa Champions League, vijnë me fitoren e gjigantëve të Realit dhe Bajernit. Galaktikët triumfuan në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3-1, ndërsa do të kërkojnë një tjetër sukses në fushën e napoletanëve.
Thuajse e mbyllur është ndeshja tjetër mes bavarezëve dhe “Topçinjve”, kjo për faktin se skuadra e Arsen Venger u mund thellë në shtëpi, me rezultatin 1-5. Gjithsesi emocionet e Champions League janë të forta përballë çdo rezultati.