Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

Sean Paul është bërë babai i një djali. Ai e ka bërë të ditur këtë lajm për ndjekësit me anë të një fotoje familjare në Instagram me gruan e tij, Jodi dhe djalin e porsalindur, të quajtur Levi.“Ja ku u bëmë tre. Një duartrokitje për tim bir, shefin e vërtetë, Levi Blaze Henriques dhe gruan time, Jodi Stewart”– shkruajti 44-vjeçari.Sean Paul është i njohur për këngët e tij më të suksesshme si “Cheap Thrills”, një bashkëpunim me SIA, dhe “No Lie”, bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.