4 vjet nga vdekja e aktorit të njohur

Në gushtin e vitit 2014, aktori Robin Williams është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij në Kaliforni. Ai ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare. Policia ka raportuar se arsyeja e vdekjes ishte “vetëvrasje për shkak të asfiksisë”. Williams, i lindur në Çikago në 21 korrik 1951, vuante nga një depresion i rëndë.

Williams ishte i njohur për rolet e tij komike në filma, si “Mrs. Doubtfire”. Në vitin 1997 ai ka fituar një çmim “Oscar” si aktori më i mirë protagonist për filmin “Will Hunting”, “Gjeniu rebel”, me regji të Gus Van Sant dhe skenar të Mat Damon dhe Ben Aflek. Përpos këtij çmimi, Williams ishte nominuar 3 herë në kategorinë aktori më i mirë dhe fitoi si aktori më i mirë në rolin dytësor në filmin “Googwill Hunting”.

Aktori amerikan në karrierën e tij ishte pjesë edhe i filmave tjerë të mirënjohur si “The World Acording to Garp”, “Goodmorninh Vietnam”, “Dead Poets Society”, “Awakenings”, “The fisher King” dhe “Good will Hunting”.