Harrojini Pitt dhe Clooney, kasti i ri i “Ocean’s” pushtohet nga femrat më të njohura

Besojmë se ju ka rënë rasti të ndiqni trilogjinë e filmave “Ocean” 11, 12 dhe 13, me aktorët kryesorë emrat më të mirë si: George Clooney, Brad Pitt, Matt Damon, Julia Roberts, Andry Garcia etj. Por nëse mendoni se gjithçka mbaroi me kaq, duhet të prisni vitin 2018 për të parë filmin me më shumë femra të njohura që është realizuar ndonjëherë!Është publikuar fotoja e filmit “Ocean’s 8”, ku paraqiten 8 femra: Sandra Bullock, Rihanna, Mindy Kaling, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, Sara Paulson si dhe Awkwafina, ylli i hip hopit.Filmi thuhet se do të dalë për herë të parë në datën 8 qershor të vitit 2018 dhe mezi presim t’i shohim vajzat në rolet e tyre si grabitëse, duke bërë manovra me bankat dhe duke u përpjekur të dalin të papërfshira në grupet mafioze që bëjnë trazira.Mbetet vetëm për t’u parë se sa do t’ia dalin vajzat të performojnë më mirë se aktorët e filmave paraprakë!