Aurela Gaçe uron Vitin e Ri me fotot e vajzave

Aurela Gaçe nuk mund të mos kishte një urim për fansat e saj por edhe gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2017.
Aurela ka zgjedhur të urojë nëpërmjet një fotoje të veçantë, pasi ky vit është ndryshe për këngëtaren.
Ajo e pret 2017″ bashkë më dy vajzat e saj, njërën prej të cilës e solli në jetë në fillim të këtij muaji.
“Me këto duar, dy motra që mbajnë njëra -tjetrën , dua t’ju uroj një vit të mbarë e me kaq dashuri të paqtë e të sinqertë, siç është dashuria e fëmijëve . Kështu qofshim në familje e me miq plot. Gëzuar e shëndet!”- shkruan ajo në Facebook.