Jennifer Lawrence zbulon arsyen pse refuzon fotot me fansat

Shtohet edhe më shumë lista e artistëve të cilët nuk preferojnë të bëjnë foto me fansat e tyre. Pas Justin Bieber, të njëjtin shembull ka ndjekur edhe Jennifer, për të mos bërë fotografi me fansat.Aktorja ka shpjeguar arsyen e marrjes së këtij vendimi për “U.K.’s Daily Telegraph”, ku sipas saj, ajo nuk preferon të pozojë me njerëzit e zakonshëm pasi mund të jetë shumë e pasjellshme me ta.”Kam filluar të bëhem shumë e pasjellshme dhe e tërhequr”, ka thënë bukuroshja 26-vjeçare, duke shtuar se ndonjëherë sillet shumë keq.
“Fansat mendojnë se ne jemi miq, sepse unë jam e famshme dhe ata mendojnë se më njohin, por unë nuk i njoh ata”