20 vjet “Sex and the City”, seriali i trendeve në çdo detaj

Më 6 qershor bëhen 20 vjet nga debutimi i serialit tepër të ndjekur “Sex and The City”, ku për herë të parë u tregua se ishte normale për një grua 30-vjeçare të ishte beqare, të mendonte për karrierën, të dilte me shoqet, të argëtoheshe dhe të bënte seks pa u menduar gjatë.“Sex and The City” tregoi më mirë se cilido tjetër program televiziv një epokë, por që tashmë nuk ekziston më. Në ditët e sotme, seriali kritikohet për zgjedhjet e bëra në veshje, p.sh., Carrie kritikohet se koleksioni i këpucëve të saj kapte vlerën e 40 mijë dollarëve, për aktorët e bardhë, vetëm një shfaqje e një mjeku me ngjyrë që u lidh për pak kohë me Mirandën, pra për mungesë diversiteti.

Por, “Sex and the City” përflitet dhe për pjesën ushqimore. Është vlerësuar se ka pasur rritje të porosive të Cosmopolitan, pasi është parë që t’i konsumonte Charlotte. Por, gjithashtu dhe për ushqimet e paraqitura në serial, si fast food, apo sushi prej skenës ku Samantha mbulohet e tëra për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj. Të paharrueshmit kekë të vegjël, të preferuarit e Mirandës.
Madje në Itali, janë hapur lokale që reklamojnë pikërisht ushqimet në stilin e paraqitur në serialin e famshëm për jetën e shoqeve nga Nju Jorku.