Sot dalin fituesit e Llotarisë Amerikane, ja linku ku duhet të kontrolloni emrin tuaj

Sot do të jetë e veçantë për shumë shqiptarë dhe qytetarë të tjerë të botës. Një pjesë e atyre që kanë aplikuar do të përzgjidhën për të vijuar procedurat për të qenë pjesë e programit të “Diversity Visa” të qeverisë amerikane për shtetasit e huaj që pranohen nëpërmjet asaj që rëndom quhet Llotaria Amerikane.
Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov raporton portali Albeu.
Departamenti i Shtetit bën me dije se nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose e-mail.
Për të shmangur abuzimet nga të tjerë, ata theksojnë se çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë, nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë për të rishikuar Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj.
Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union. Të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do t’u caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj.
Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të kenë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 3 maji 2016 në faqen e internetit të E-DV-së

www.dvlottery.state.gov.