16 vjetori i krijimit të “A Walk To Remember” aktorët rikujtojnë me nostalgji filmin

Dy aktorët e famshëm Mandy Moore dhe Shane West kanë rikujtuar prapaskenat e filmit dhe personazhet që kanë bërë për të qarë në 16 vjetorin e krijimit të tij.
Mandy dhe Shane kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram nga një foto për të kujtuar përvjetorin e dashurisë së dy karaktereve, Jamie dhe Landon.
Në një intervistë për revistën “EW”, Mandy ka treguar se ky film pati sukses vetëm falë talentit të Shane West. Personazhi i tij si një djalë i prapë që gjen dashurinë dhe fillon ta shohë jetën nga një tjetër këndvështrim përfaqëson të gjithë esencën e filmit.
Aktorja e famshme ka shtuar se pas “A Walk To Remember” gjithmonë ka shpresuar se do t’i ofroheshin role me një ndjeshmëri dhe rëndësi të tillë. Kjo dramë romantike është bazuar novelën e vitit 1999 të Nicholas Sparks që pati 47.5 milionë dollarë fitime në ‘Box Office’.