10 stilet e reja të këpucëve nga Katy Perry për këtë verë

Ndërkohë që vazhdon të përgatitet për albumin e ri, Katy Perry është e njohur edhe për stilin e veҫantë që përcjell me muzikën e saj.

Në fillim të këtij viti, Perry prezantoi koleksionin e ri të këpucëve, ndërsa dizenjot e fundit nga ‘Katy Perry Collections’ janë gati për të pushtuar dyqanet. Pavarësisht faktit se Perry është e fokusuar te ngjyrat pastel, koleksioni i ri i këngëtares është më i guximshëm nga sa keni menduar.

Sa për ta ditur, Sekretarja Amerikanë e Shtetit, Hillary Clinton, ka veshur këpucë të dizenjuara enkas me “Hillary” disa muaj më parë. Përveҫ “Hillary,” më poshtë do të gjeni edhe nëntë stile të tjera nga Katy Perry për koleksionin  pranverë – verë 2017.

Që nga takat e plota tek atletet me temina për ҫdo lloj aktiviteti fizik, apo edhe takat elegante për mbrëmjet romantike, ky koleksion i sjell me dizajn unik.

Shikoni 10 kombinimet që nuk i keni parë askund tjetër. Ҫmimet? Ka për të gjithë, që nga 30 deri në 200 dollarë.